Transmetuar më 21-09-2021, 12:54

Zhduken dy vajza të mitura. Një grua nga Vitia në Kosovë ka denoncuar në polici humbjen e dy vajzave të saj të mitura.

Gruaja ka deklaruar se vajzat janë larguar nga shtëpia më 23 korrik dhe që prej asaj dite nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tyre.

Sipas informacioneve të policisë së Kosovës ankuesja femër kosovare ka raportuar se dy vajzat e saj të mitura kanë dal nga shtëpia me datë 23.07.2021 dhe që nga ajo ditë nuk dihet për vendndodhjen e tyre.

Ajo mendon se dy vajzat e saj mund të gjenden në Shqipëri duke punuar sepse edhe më parë ato kishin tentuar ta kalonin kufirin.

Policia po punon për identifikimin dhe vendodhjen e tyre.