Transmetuar më 21-09-2021, 00:09

Vetëm dy vjeçe, një fëmijë në SHBA është detyruar të provojë tmerre teksa partneri i  nënës (në foto), e vari në litar të sajuar dhe filmonte për minuta të tëra skenar makabre.

Janë dy filmime të bëra me celular që u sekuestruan nga policia. Në një prej tyre shihet sesi ai lidh në qafën e foshnjës një shall dhe e var atë nga dollapi duke e mbajtur për afro pesë minuta.

Video tregon momente të tmerrshme teksa fëmija vuan dhe duket sikur ka vdekur, pasi nuk përmendet më. Në ato momente vogëlushja ulet poshtë dhe nis të japë sërish shenja jete.

David J. Coleman, 38 vjeç, do t’ia kishte hedhur paq nëse videot nuk do t’i kishte fshirë nga celulari.

Pak ditë më vonë ato u panë nga e dashura e cila u lemeris dhe njoftoi policinë në Nebraska, raporton noa.al duke cituar gazetën lokale Omaha World-Herald.

Coleman përfundoi para gjyqit dhe fillimisht u akuzua për tentativë vrasjeje, por pranoi një marrëveshje fajësie për dy akuza të abuzimit të fëmijëve që rezultuan në lëndime të rënda trupore.

"Kishte dhunë ekstreme në këtë rast," tha gjykatësi i Qarkut Douglas, Duane Dougherty duke kumtuar vendimin ndaj 38 vjeçarit. "Kur dikush dëmton një fëmijë në atë moshë – ose pa marrë parasysh moshën – në atë mënyrë, është aq keq sa nuk bëhet."

Historia u zbulua më 14 dhjetor të vitit të kaluar kur Coleman filmoi çastet duke mbështjellë një shall rozë rreth qafës së vajzës së vogël, veprim i filmuar sërish me shall në një tjetër video.

Disa ditë më vonë nëna e të voglës gjeti videot tronditëse në telefonin e të dashurit të saj.

Njëra nga videot tregonte që Coleman e var vajzën e vogël nga një raft pasi ajo humbi ndjenjat dhe nuk po reagonte më.

Policia tha se incidenti vazhdoi për pesë minuta.

"Viktima mund të shihet në video duke u bërë e kuqe dhe blu në fytyrë," shkroi hetuesi Boults në raport, duke shtuar se vajza e vogël as nuk mund të qante sepse shall ishte tërhequr shumë fort.

Coleman më vonë fajësoi metamfetaminën për veprimet e tij brutale.

Ai ka dënime të mëparshme për abuzim me fëmijët, përfshirë një incident ku një fëmijë pësoi kocka të thyera dhe djegie nga dhuna e tij.

Gjyqtari vendosi sot ta dënojë të riun me 52 vjet burg. Nëse vuan këtë dënim ai mund të dalë nga qelitë vetëm pasi të mbushë 90 vjeç! /noa.al

FOTOGALERI