Transmetuar më 21-09-2021, 12:21

Portieri shqiptar i Lazio, Thomas Strakosha, falënderoi tifozët bardhekaltër për banerin mbështetës pas gabimit të rëndë kundër Galatasaray: "Nuk kam fjalë, nuk mund t’i mbaj lotët. Faleminderit shumë tifozëve të Lazios për dashurinë dhe mbështetjen!"

Po çfarë shkruhej në atë baner të shpalosur nga ultrasit e Lazios? Saktësisht këto fjalë: “Mos e vrit mendjen për ata, por shih përpara dhe bëj pritje. Forca Strakosha”. Kështu e mirëpritën mbështetësit bardhekaltër Strakoshën pas autogolit amatoresk në “Europa League” kundër Galatasaray, i cili i dha skuadrës turke tri pikët.

Një goditje e madhe për “gardianin” tonë kuqezi, por e lënë pas falë afërsisë së tifozëve të Lazios. Këta të fundit, gjatë nxehjes së lojtarëve para ndeshjes kundër Cagliari, shfaqën atë baner solidariteti me Strakoshën dhe thirrën në kor emrin e tij.

Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtme dhe stadium

Gjest për të cilin Strakosha më pas donte t’i falënderonte ultrasit e Lazios për dashurinë: "Nuk kam fjalë për ta përshkruar atë që ndjeva duke hyrë në fushë. Duartrokitjet, dashuria dhe, më në fund, baneri, duke kënduar emrit tim.

Unë u përpoqa, por nuk mund t’i mbaja lotët dhe e vetmja gjë që mund të them është faleminderit tifozë të Lazios për dashurinë dhe mbështetjen tuaj. Ky moment do të mbetet në zemrën time përjetë. Tani ne duhet të punojmë shumë për ta sjellë Lazion aty ku e meriton".