Transmetuar më 21-09-2021, 11:35

Ekziston një lidhje e gjatë midis futbollit dhe botës së filmave për të rritur. Në Serie A ka marrëdhënie të publikuara midis Tino Asprilla dhe Petra Scharbach, një aktore e viteve 80-të. Madje edhe Stig Tøfting, para se të krijonte familje me një modele, kishte një histori dashurie me Kira Eggers.

Për të mos përmendur ish-futbollistin e Liverpool-it, Jermaine Pennant, i cili ka vendosur të marrë pjesë në shfaqje eksplicite me gruan e tij, modelen Alice Goodwin, duke krijuar një faqe ku mund të paguaje për t’i parë ata në veprim.

Pra, nuk është shumë e habitshme që pornostarja hungareze, Shona River, ka folur për një histori rreth… Manchester United. Ose të paktën, histori që implikon disa lojtarë të “Djajve të Kuq”.

Aktorja foli disa kohë më parë në podkastin "Si të jesh një por.nostare". Dhe meqenëse tema e transmetimit kishte të bënte me rastet e divave të forta, që gjithashtu veprojnë si eskorta, hungarezja tregoi një përvojë personale:

Shona River, la actriz porno que acusó a futbolistas del Manchester United de querer “sexo gratis” | Contrapunto.com

"Rastësisht u gjenda eskortë për futbollistët e një ekipi shumë të rëndësishëm. Njerëz të famshëm dhe të pasur, kështu që mendova se kjo ishte më e mira që mund të më ndodhte. Sidoqoftë, nuk është kështu. Fakti që ata kanë shumë para nuk do të thotë se duan të jenë bujarë.

Ata mendonin se unë dua të shkoja me ta sepse ishin të famshëm. Më pas nuk donin të dilnin me mua, thjesht më mbanin në dispozicion si “gomë rezervë”. Ata mendonin se ishte gjë e mirë për mua që të shkoja me ta".

Në situata të tilla, ndodhin edhe gjëra të veçanta: "Një herë më ndodhi të rrija me një futbollist për tri ditë. Në fund, kur shkova të numëroja paratë, më mungonin 200 euro. Ai më tha: Më fal, duhet të paguaj picën për vete dhe miqtë e mi, nuk kisha para të tjera me vete. Nuk dija çfarë të thoja”.

Dhe kur vjen puna për të zbuluar se nga cili ekip ishte lojtari në fjalë, përgjigjja ishte e menjëhershme: "Manchester United. Të tre lojtarët që njoh ishin të gjithë nga ky ekip. Ose ndoshta kam njohur edhe të tjerë, por nuk mund ta them, sepse nuk i ndjek skuadrat, futbollin”.

Sidoqoftë, ajo që duket mjaft e qartë është se “Djajtë e Kuq” (dhe sigurisht jo vetëm) ndjekin karrierën e Shona River me interes të veçantë…