Transmetuar më 28-09-2021, 08:45

Lautaro Martinez mbërriti në Milano më 2018 dhe brenda 3 viteve fitoi dashurinë e popullit zikaltër. Sezonin e kaluar (me kampionët e Interit), ai shënoi 19 gola në 48 ndeshje. Po cilat janë sekretet e tij?

FAMILJA – Pavarësisht distancës, natyrisht, familja është gjithmonë në zemrën e tij. Lautaro ka një lidhje shumë të fortë me vëllain e tij më të madh, të cilin duhej ta linte kur u transferua në Europë. Një trauma për të asokohe, sepse vëllai i tij filloi të vuante nga epilepsia. "Ne ishim shumë të emocionuar dhe krenarë, sepse e dinim që ishte ëndrra e tij, – tha babai, Mario (ish-futbollist argjentinas i divizionit të dytë). – Vëllai i tij më i madh ishte ai që vuajti më shumë, sepse ishin shumë të afërt, bënin gjithçka së bashku. Në atë kohë ai vuante nga epilepsia. Ndarja bëri që sëmundja t’i agravohej dhe u trajtua. Tani gjithçka është mirë, por në atë moment ishte sikur një pjesë e tij të ishte shkëputur”.

USHQIMI – Si një profesionist i vërtetë, Lautaro Martinez është i vëmendshëm për gjithçka. Për furnizimin me energji në veçanti. Nuk ka pije të gazuara ose ëmbëlsira në dietën e tij. Sigurisht, si një argjentinas i mirë, ai i do shumë gatimet e vendit të tij. "Unë jam mbreti i asados ​​në kuzhinë, – thotë sulmuesi. – Pjata ime e preferuar është ‘Pastel de papa’, një recetë klasike argjentinase me patate, mish dhe shumë përbërës të tjerë".

SHËNDETI – Shëndeti fizik duhet domosdoshmërisht të korrespondojë me shëndetin mendor. Lautaro tha se mbështetja e një psikologu për të ishte thelbësore për t’i qetësuar impulset e tij ndoshta të tepruara. “Të bërit baba më lejoi të piqem në shumë gjëra edhe jashtë futbollit, por gjithashtu mora ndihmë nga disa psikologë për të mos protestuar ndaj gjyqtarëve dhe për të marrë më pak kartona të verdhë. Nga statistikat paralajmëruese mund të shihni se jam rritur".

DASHURIA – “Toro” është fejuar që nga viti 2018 me Agustina Gandolfo, modele, blogere e njohur e modës dhe e apasionuar e madhe e fitnesit. Në rrjetet sociale ka shumë fotografi të çiftit së bashku mes pushimeve dhe shkrepjeve në shtëpi. Rezultat i dashurisë së tyre është vajza e vogël, Nina, e lindur shkurtin e kaluar. Pa harruar qenin e vogël të dashur!

KURIOZITETE – Lautaro në të kaluarën ka zbuluar se cilat janë pasionet e tij: "Një nga pasionet e mia më të mëdha është basketbolli, më pëlqen ta ndjek dhe si fëmijë kam luajtur shpesh me vëllain tim, Jano". Duke folur për fëmijërinë e tij ka shtuar: "Idhulli im ishte Falcao. Si fëmijë e admiroja kur luante me River Plate. U takova me të në ‘Copa America’ dhe i kërkova të ndërronim fanellat".