Transmetuar më 20-09-2021, 22:56

Douyin, versioni kinez i TikTok, do të kufizojë përdorimin e platformës për fëmijë në 40 minuta në ditë.

Rregullat do të zbatohen për përdoruesit nën 14 vjeç, të cilët janë vërtetuar duke përdorur emrat e tyre të vërtetë, dhe të cilët do të jenë në gjendje të kenë qasje në të nga 06:00 deri në 22:00 dhe të zgjedhin në këtë interval një 49 minutësh.

Kufizimi vjen ndërsa Kina po godet përdorimin e teknologjisë nga adoleshentët.

Douyin, nuk ka moshë minimale në platformë, por nën moshën 18 vjeç, kush regjistrohet duhet të marrë pëlqimin e një kujdestari ligjor. Në aplikacionin motër TikTok, mosha minimale është 13 vjeç ashtu si në Facebook.

Përmbajtja e re edukative – duke përfshirë eksperimentet shkencore, ekspozitat muzeale dhe shpjeguesit historikë – është lançuar nga Douyin si pjesë e Youth Mode.

"Po, ne jemi më të rreptë me adoleshentët. Do të punojmë më shumë për të siguruar përmbajtje cilësore në mënyrë që të rinjtë të mësojnë dhe të shohin botën”, thuhet në njoftim.

Muajin e kaluar, në Kinë fëmijëve nën 18 vjeç iu ndalua të luajnë video lojëra gjatë javës, dhe loja e tyre u kufizua në vetëm një orë të Premteve, fundjavave dhe festave.

Ndërsa në shkurt, fëmijëve kinezë iu ndalua të merrnin celularët e tyre në shkollë. /noa.al