Transmetuar më 20-09-2021, 19:58

Ka dalë foto e 21-vjeçarit shqiptar që humbi jetën tragjikisht gjatë një aksidenti me motorr në Greqi.

Erdi Rushitaj bashkë me shokun e tij 17-vjeçar Mattheos Karagiannakis humbën kontrollin e motorit dhe u përplas me një shtyllë elektrike.

Familjarët e Erdit folën për mediat greke duke thënë se ai e kishte blerë motorrin pak muaj më parë.

“Mësuam se çfarë kishte ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit kur disa nga miqtë e tij erdhën këtu për të na informuar. Na kishin fikur celularët dhe ata erdhën këtu. Ajo që na ka ndodhur është tragjike.

Erdi e kishte blerë motorrin pesë muaj më parë. Ai e donte shumë atë. Kur e solli për ta parë unë u shqetësova aq shumë sa i mora çelësat e tij. Ai më lutej t’ia jepja, derisa në një moment i gjeti dhe i mori vetë.

Ishte motor i madh dhe ne i thoshim vazhdimisht që të ishte i kujdesshëm,” tregon i vëllai. Sipas motrës së 21-vjeçarit, gjithçka ndodhi gjatë pushimit nga puna.