Transmetuar më 20-09-2021, 19:37

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi. Mësohet se një 25-vjeçare është mbajtur peng për 14 ditë dhe është përdhunuar nga një 29-vjeçar.

Sipas mediave fqinje, 25-vjeçarja u ankua se një 29-vjeçar me origjinë bullgare e mbajti atë për 14 ditë në shtëpinë e tij në një zonë të Kalkidës, ku sipas saj ai e përdhunonte.

Ndër të tjera, e reja tha se, kur 29-vjeçari doli nga shtëpia ajo gjeti mundësinë për të telefonuar policinë.

Pas denoncimit të saj, policia arrestoi 29-vjeçarin i cili mohoi të gjitha akuzat.

Ai pretendon se kreu marrëdhënie seksuale me 25-vjeçaren me dëshirën e saj dhe po ashtu ajo shkoi tek ai jo me “forcë”.

Pak kohë më parë një bullgar mori peng dhe abuzoi me një sanitare shqiptare.