Transmetuar më 20-09-2021, 18:29

Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorët e dyshuar të plagosjes që ndodhi pak ditë më parë në Qafë Kashar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, nën drejtimin e Prokurorisë bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorëve të dyshuar të ngjarjes, shtetasit: L. L., 23 vjeç, B. A., 27 vjeç dhe A. C., 26 vjeç.

Ngjarja ndodhi orët e para të mengjesit të 17 shtatorit. Dy të rinj kanë treguar se janë qëlluar me armë zjarri. Renis Sanxhku 21 vjeç dhe Noa Mato 19 vjeç janë mjekuar në spitalin e Traumës dhe më pas njëri prej tyre ka shkuar për të dhënë dëshminë lidhur me ngjarjen.

Ai ka treguar se kanë qenë duke u kthyer nga një ndeshje që sapo kishin bërë në kalçeto dhe shkak ishte bërë një manovrim i gabuar ku i kanë bllokuar rrugën autorit të ngjarjes, bëjnë me dije burime për Noa.al. Më pas konflikti ka degraduar deri në përdorjen e armëve të zjarrit. Sipas tyre situata është krijuar vetëm si pasojë e një konflikti momental.

Çështja i ka kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.