Transmetuar më 20-09-2021, 15:08

Kosova ka njohur rënie  fortë prej disa ditësh të vdekjeve dhe rasteve të reja me koronavirus. Në 24 orët e fundit kërkuan të testohen 2319 persona nga të cilët vetëm 48 vetë dolëm pozitivë për kovid19, raporton noa.al.

Gjatë 24 orëve të fundit u shënuan 6 të vdekur, numri më i ulët që nga nisja e valës në fund të korrikut, valë që duket se po merr fund në trojet përtej kufirit.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon dhe për vaksinimin.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.146 doza të vaksinës kundër COVID-19. Një ditë më parë ishin gati 20 mijë të vaksinuar.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.176.154 doza të vaksinës.

Deri më sot 441.622 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Sot janë shëruar 903 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 147.347. Në total numri i rasteve aktive është 8.903. /noa.al