Transmetuar më 20-09-2021, 14:39

Thellohët edhe më shumë tragjedia për familjen Gjoka nga fshati Gajush i Lezhës pas shperthimit te bombules. Pa nënës dhe dy motrave, ndërron jetë edhe djali i familjës, 12 vjeçari, Enriko Gjoka.

Vetëm pak ditë me parë u nda nga jeta e ema, Alketa Gjoka 40 vjeçe, ndërsa në fillim të muajt gusht dy motrat Danjela 19 dhe Klarisa 15 vjeçe.

Ata ishin viktima të shpërthimit të gazit të ndodhur në hotelin në pronësi të tyre në Velipojë më 4 korrik 2021.

Shpërthimi u shkaktoi plagë të rënda dhe u dërguan për mjekim të specializuar në Itali por nuk arritën dot të mbijetonin.

Nga Italia mbërriti lajmi se edhe zemra e Eriko Gjokës ndali.