Transmetuar më 20-09-2021, 11:40

Terror në Rusi. Një person, ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në një prej godinave të Universitetit Shtetëror të Perm, në Siberi, duke shkaktuar disa viktima.

Lajmin e konfirmon Agjencia Ruse e Lajmeve TASS, bazuar në burime të forcave të rendit. Sipas burimit numri i viktimave është i lartë, raportohet për të paktën 5 persona që kanë humbur jetën. Disa studentë janë mbyllur nëpër salla, disa të tjerë janë hedhur nga dritaret për të shpëtuar, raportojnë mediat ruse.

Ndërkohë, në rrjetet sociale është përhapur një video e një personi të maskuar, veshur me të zeza, me një pushkë në dorë. Ndërsa në pamje të tjera të shpërndara online, shihen disa studentë që hidhen nga dritaret e godinës, për të shpëtuar.