Transmetuar më 20-09-2021, 14:30

Llogaria zyrtare e Antonela Roccuzzo në Instagram po shërben si dëshmi e pakundërshtueshme e përshtatjes së mirë që familja “Messi” ka me jetën e re në Paris. Sidoqoftë, publikimi i saj i fundit nuk tregoi për një udhëtim tjetër nëpër kryeqytetin francez, por përkundrazi, zbuloi një nga intimitetet në lidhje me marrëdhëniet nën çatinë e yllit argjentinas të PSG.

Nëse në postimet e mëparshme, Antonela ndau foto të familjes në Paris, ku tregohet mënyra se si po shkojnë ditët e para të të vegjëlve të saj në shkollë, ajo ka shfrytëzuar rastin për të uruar ditëlindjen e gjashtë të djalit të saj, Mateo. Antonela ka publikuar një urim të veçantë për atë që e çon durimin e mamasë deri në limite, ndryshe nga fëmijët e tjerë.

"Gëzuar Ditëlindjen Matu. Ti je një bukurosh i çmendur, i vetmi që arrin të më nxjerrësh nga binarët! Ne të duam shumë. Qofsh e lumtur sot dhe gjithmonë! 6 vjeç", – do të shkruante Antonella e emocionuar.

Krahas mesazhit edhe një foto e djalit të saj, që nuk do të zgjasste shumë kohë pa provokuar reagim në mesin e më shumë se 17 milionë ndjekësve të saj, të cilët nuk humbasin detajet e gjithçkaje që bashkëshortja e Messit publikon.

Në fakt, do të duheshin disa orë për publikimin, në të cilin Antonela zbuloi këtë sekret të veçantë dhe tregoi se dashuria e saj për Mateo tejkaloi gjysmën e "pëlqimeve". Mes mijëra komenteve, nuk do të mungonin miqtë e ngushtë si Coral Simanovich dhe Elena Galera, pratneret e Sergi Roberto dhe Sergio Busquets, respektivisht.