Transmetuar më 21-09-2021, 08:15

"Klubi do të kthehet në merkato për sezonin e ardhshëm. Unë nuk shoh probleme të tepërta në burimet financiare”. Eduard Romeu, nënkryetar i zonës ekonomike të Barcelonës, shikon drejt së ardhmes.

Pavarësisht krizës financiare që e detyroi klubin të humbasë Messin dhe Griezmann, klubi katalanas ëndërron shumë. Ëndrra e Barcelonës, sipas “Mundo Deportivo”, është norvegjezi Erling Haaland, sulmues i Borussia Dortmund, obsesion i vërtetë i presidentit Laporta.

Bomberi mund të lirohej përmes pagesës së klauzolës së parashikuar në kontratën me verdhezinjtë e Bundesligës, prej 90 milionë eurosh. Paul Pogba është gjithashtu në listën e dëshirave të klubit blaugrana.

Francezi mund të largohet nga Manchester United si transferim falas në verën e vitit 2022. Për të provuar sulmin ndaj dy lojtarëve, Laporta përqendrohet në marrëdhënien e shkëlqyer me Mino Raiola, agjent i të dy lojtarëve. Negociata më pak të komplikuara duket se janë ato për spanjollin Dani Olmo të Leipzig, tashmë i kërkuar nga Barcelona qysh këtë verë.