Transmetuar më 20-09-2021, 09:45

A mund të kthehet Christian Eriksen tek Odense? Pikërisht këtë gjë shpresojnë tifozët e klubit danez, pas lajmit të përhapur nga disa media daneze për një rikthim të mundshëm në shtëpi të lojtarit.

Eriksen luajti për tri sezone tek Odense, nga viti 2005 deri më 2008, para se të transferohej tek Ajax. "Është një dëshirë e tifozëve, natyrisht që ne e duam atë”, – tha Jeppe Tverskov, mbrojtësi qendror i klubit në fjalë.

“Eriksen do të kthehet në shtëpi. Për ishullin, për klubin, përgjithmonë", – ishte baneri i tifozëve që u shfaq gjatë ndeshjes Aalborg-Odense.

Mesfushori zikaltër ndodhet në Milano këto ditë, teksa nuk e humb asnjë mundësi për të zbuluar qytetin që ka qenë shtëpia e tij nga janari i vitit 2020 dhe që tifozët e Interit shpresojnë se do të jetë i tillë për një kohë të gjatë. Me gjithë respektin për adhuruesit e Odense…