Transmetuar më 20-09-2021, 08:50

Largimi i Messit nuk po e fundos Barcelonën vetëm në aspektin sportiv, por edhe atë ekonomik. Marka e “Football Club Barcelona” vazhdon të zhvlerësohet, pasi ylli argjentinas u largua për te PSG.

Kështu, firma konsulente “Brand Finance” vlerëson se largimi i Messit do të thotë që Barcelona humbet deri në 11% të vlerës së markës së saj, e cila sot qëndron në 1.266 milionë euro.

Vetëm të ardhura komerciale, Barcelona do të humbasë 77 milionë euro me largimin e Messit. Kësaj duhet t’i shtohen edhe 17 milionë të tjera për shkak të humbjes së shitjeve në ditët e ndeshjeve dhe 43 të tjera për shkak të rënies së shitjeve të fanellave, pasi 80% e uniformave që blenin tifozët katalanas ishin të Messit.

The timeline of events that led to Barcelona great Lionel Messi joining PSG  ⋆ 4State News MO AR KS OK

Për sa iu përket biletave të sezonit, vlerësohen rënie prej 40 milionë euro, sepse më shumë se 26.000 anëtarë e kanë braktisur stadiumin. Në mënyrë të tillë, nga gjithsej 83.500 pajtimtarë, Barcelona do të ketë 57.262 abonentë.

Situata e Barcelonës në planin komercial është e ndërlikuar, por duket se do të përkeqësohet nga sezoni 2022-2023, pasi “Rakuten”, sponsori kryesor i fanellës së klubit dhe që kontribuon me 30 milionë euro në këtë edicion, njoftoi se do të ndalojë sponsorizimin e Barçës nga viti i ardhshëm.

Largimi i kompanisë japoneze i bashkohet edhe asaj të “Beko”, një markë që shfaqet në mëngët e fanellës së Barçës. Për momentin, vetëm ardhja e sukseseve sportive mund të bëjë që Barcelona të rimarrë një pjesë të vlerës së markës që ka humbur me largimin e Messit.