Disa zona të Tiranës janë zhytur në errësirë mbrëmjen e sotme pasi një kabinë u dogj duke ndërprerë energjinë elektrike.
OSHEE pranon se ka ndodhur një defekt në kabllin 20kV tek fabrika e Miellit, si pasojë e mbingarkesës së rrjetit.
Si rezultat sot në mbrëmje mbetën pa energji disa fidera duke nxjerrë jashtë pune 6 kabina.
Një prej tyre, kabina nr2 që shihni në foto, në rrugën "Kongresi i Lushnjes", pas hotel "Mondial" u dogj duke lënë pa energji një pjesë të rrugës së Kavajës.
Pa energji kanë mbetur dhe një pjesë e qytetit të Nxënësve dhe një pjesë e ish,-fushës së aviacionit.
Grupet e avarisë janë në terren dhe po punojnë për furnizimin me linjë alternative të zonave të prekura nga defekti deri në riparimin total të avarisë në kabinat e dala jashtë pune. /noa.al