Transmetuar më 19-09-2021, 12:22

Detaje të reja mësohen nga aksidenti i ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Burrel-Milot ku 5 anëtarë të një familje u dëmtuan pasi një makinë përfundoi poshtë urës.

Burime bëjnë me dije se është hera e tretë për këtë vit që një makinë bie në të njëjtën urë dhe se nuk janë marrë masa për vendosje sinjalistike apo barrierave mbrojtëse.

Mësohet se një fëmijë 4 vjeç i kësaj familje është dërguar me helikopter në Tiranë, ndërsa 3 anëtarë të tjerë janë dërguar me ambulancë.

Një tjetër pjesëtar i familjes po trajtohet në Burrel, ndërsa shoferi është shoqeruar në komisarit për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.