Transmetuar më 18-09-2021, 20:54

Kur Virginia Oliver filloi të kapte karavidhe në brigjet shkëmbore të Maine, po zhvillohej Lufta e Dytë Botërore ishte më shumë se një dekadë në të ardhmen. Atëherë shpikjet e botës së sotme ishin ëndërr dhe pak gra mblidhnin karavidhe (gaforre) e prodhime të tjera deti.

Pothuajse një shekull më vonë, tashmë në moshën 101 -vjeçare, ajo ende po e bën këtë.

Peshkatarja më e vjetër i karavidheve në shtet dhe ndoshta më e lashta në botë, Oliver ende vazhdon me besnikëri gjuetinë jashtë Rockland, Maine, me djalin e saj 78-vjeçar Max.

Oliver filloi të kapte karavidhe në moshën 8 vjeçe. Edhe sot, i kap ato duke përdorur një varkë që dikur i përkiste burrit të ndjerë dhe mban emrin e saj, "Virginia".

Në këtë reportazh të Associated Pres që ju sjell noa.al,  Virginia tregon se nuk ka ndërmend të ndalet.

Ka vetëm një problem: Është e shqetësuar për të ardhmen e karavidheve të Maine, pasi shumë dekada më pas, peshkimi i tyre është voluminoz.

"Unë e kam bërë këtë gjithë jetën time, kështu që mund të vazhdoj ta bëj," thotë Oliver.

Industria e karavidheve ka ndryshuar gjatë dekadave të shumta të Virginias në ujë, dhe karavidhet janë kthyer nga një ushqim i klasës punëtore në një produkt luksi.

Kur peshkonte këtu e 80 e ca vite më parë, maksimumi merrte 28 cent për kile. Tani shkon 15 dollarë kilogrami.

Por edhe peshkimi ka ndryshuar. Ndërsa Virginia vazhdon me metodën e vjetër të peshkimit, të tjerët rendin t’i zënë me rrjeta metalike.

Gruaja që jeton në vitin e dytë të shekullit të dytë të jetës, tregon se çdo ditë ngrihet herët në mëngjes, që pa gdhirë dhe futet në varkë e nis të hedhë ushqimin kurth me peshq të vegjël për të joshur krustacët. /noa.al

FOTOGALERI AP