Transmetuar më 18-09-2021, 19:04

Ngjarje e rëndë në Lushnje. Burri vret bashkëshorten me armë gjahu e më pas edhe veten.

Krimi i dhinbshëm ndodhi në fshatin Babunjë. Hekuran Rrasa 58 vjeç ka vrarë me armë gjahu në banesë bashkëshorten Fëllënxa Rrasa 45 vjeçe.

Për krimin e dyfishtë është njoftuar policia e cila ka mbërritur për hetime në vendin e ngjarjes.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar arma e gjahut dhe prova të tjera.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë tha se po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Vetëm pak ditë më parë në një fshat të Fierit Elton Metaj vrau me bukë në gojë bashkëshorten Sabrina Begaj.

Me gjithë sensibilizimin e këtyre ditëve një tjetër ngjarje tragjike ndodh ku burri vret gruan, por këtë radhë edhe veten.