Transmetuar më 18-09-2021, 09:00

Zona e njohur si Pushimi i Shoferit në Divjakë, ishte pjesa e fundit e udhëtimit për një burrë në moshë të re i cili vdiq sot tragjikisht.

Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Divjakë- Pushimi i shoferit, në fshatin Babunjë, raporton noa.al.

Shtetasi Altiment Qose, 44 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Ford" ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal me ujë, ku për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.