Transmetuar më 18-09-2021, 08:20

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin Elbasan-Librazhd. Mjeti tip ‘Ford’ ka dale nga rruga në fshatin Labinot-Fushë dhe ka përfunduar në kanal. Nga aksidenti ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit.

Policia dhe zjarrfikësja janë nisur drejt vendit të ngjarjes. Ndërsa kalimtarë të rastësishëm, siç shihet në foto, i dhanë shoferit, ndihmën e parë. Mendohet se shkak i daljes së mjetit nga rruga të jetë bërë lagështira në rrugë.