Transmetuar më 18-09-2021, 10:00

Mino Raiola kthehet për të folur dhe si gjithmonë shkakton zhurmë me deklaratat e tij. Menaxheri i njohur në fakt është marrë me çështjet më të nxehta të momentit, përkatësisht të ardhmen dhe të tashmen e disa prej klientëve të tij.

Duke filluar me Gigio Donnarumma, i cili përfundoi te PSG pas ndarjes me Milanin, por që sipas Raiola do të kishte qenë i dobishëm edhe për të tjerët: "Më vjen keq për mënyrën sesi u trajtua Gigio. Ai bëri një zgjedhje të jetës, nuk kishte tradhti.

Mund të ishte larguar 4 vite më parë dhe nuk e bëri. Nëse ishte pranë Juventusit? Agnelli ende ka keqardhje të madhe për faktin që nuk e mori atë. Dhe jo vetëm Juventusi. Nuk ka luftë mes Gigio dhe Navas te PSG, Donnarumma do të luajë titullar".

Në fjalën e tij është radha për të ardhmen e Pogba, kontrata e të cilit me Manchester United skadon në qershor 2022: "Kontrata e Pogba skadon vitin e ardhshëm. Ne do të flasim me Manchesterin dhe do të shohim.

Me siguri, Torino ka mbetur në zemrën e tij dhe ai kujdeset shumë për këto gjëra. Mundësia e kthimit të tij te Juventusi është aty, por kjo varet do të varet edhe nga klubi bardhezi". Deklaratë që lumturon tifozët e Juventusit, të cilët kanë ëndërruar për “Pog-back” prej vitesh. A do të jetë koha e duhur?