Transmetuar më 18-09-2021, 09:00

Leo Messi është në Paris që nga gushti, por ende nuk ka gjetur shtëpi. Mes angazhimeve të shumta, kampioni argjentinas dhe familja e tij nuk kanë arritur ende të gjejnë një shtëpi të përshtatshme për nevojat e tyre.

Për pasojë, vazhdojnë të qëndrojnë në “Royal Monceau”, një hotel me pesë yje në qendër të kryeqytetit francez. Për Messin, megjithatë, ka ardhur koha për të gjetur një strehim më të qëndrueshëm dhe opsionet, në tokën që i përkiste Louis XIV, sigurisht që nuk mungojnë.

Sipas raporteve nga “The Sun”, Antonella Roccuzzo është marrosur pas një vile në veçanti, me emër sugjestiv dhe stil luksoz. Fjala është për “Palais Rose”, një pronë gjigante prej 2.000 metrash katrorë, e ndërtuar më 1899 dhe e vlerësuar 48 milionë euro nga “Sotheby’s”.

Vila ka 30 dhoma, por edhe një pishinë luksoze, një palestër, një kinema private. Për të mos përmendur se është vetëm 15 minuta larg nga terreni i stërvitjes së PSG-së.

Kalaja, e frymëzuar nga Petit Trianon i famshëm i Versajës, priti gjithashtu ish-presidentin francez Charles De Gaulle për tri ditë më 1940, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Dhe tani, me Messin dhe familjen e tij, lista e qiramarrësve VIP mund të zgjatet.