Transmetuar më 17-09-2021, 21:10

Tre punonjës policie janë plagosur pak minuta më parë në rrugën e Kombit, raporton noa.al.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:10, në aksin rrugor Milot-Morinë, në afërsi të një karburanti.

Policia tha se mjeti me drejtues shtetasin E.A., 35 vjeç, banues në Angli është përplasur me automjetin e policisë tip “Ford”.

Për pasojë kanë marrë dëmtime të lehta 3 punonjës Policie të DVP Kukës, të cilët po marrin mjekim në spitalin e Mirditës.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Lezhë, po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /noa.al