Transmetuar më 17-09-2021, 18:43

Tre djem shqiptarë janë arrestuar nga policia e Lincolshire në Angli pasi kishin ngritur fermën me të madhe të kanabisit në qytet.

Sipas BBC, ferma e kanabisit e cila prodhonte fitime marramendëse me vlerë miliona paund u zbulua pasi policia bastisi një njësi industriale në Boston.

Të arrestuarit janë Xhemal Derdi, 24 vjeç, Ismail Elezi, 26 vjeç dhe Alfred Alla, 21 vjeç, u burgosën secili për 39 muaj.

Policia zbuloi 2,985 bimë kanabisi në katër dhoma dhe një pjesë e banesës ishte lënë si vendbanim për të gjithë personat e punësuar.

Policia arrestoi Derdin pasi hyri në ndërtesë, dhe më pas e gjeti Alla të fshehur në kanalet e ventilimit. Elezi u gjet pasi oficerët u kthyen më vonë në ndërtesë.

Gjykata vendosi që tre shqiptarët pasi të liroheshin do të dëbohen nga vendi pasi kanë hyrë ilegalisht në UK.