Transmetuar më 17-09-2021, 13:15

Dyshohet se ka porositur vrasje për t’u hakmarrë për vëllain e vrarë, Prokuroria e Elbasanit çon në SPAK Erjon Alibeajn Ky organ ka shpallur moskopetencë për këtë çështje.

Alibej akuzohet si porositësi i vrajes së Emiljano Ramazanit dhe mikut të tij Regis Runajt në korrik të vitit 2020 në Elbasan. Në lidhje me këto krime, policia arrestoi fillimisht në atë kohë Xhuljano Hoxhën dhe Eugen Halilin si ekzekutorët e Ramazanit dhe Runajt në 20 dhe 27 korrik 2020.

Ndërsa në Shtator të 2020-ës, zyrtarisht Policia e Elbasanit deklaroi se porositës i dy vrasjeve ishte Erjon Alibej. I njohur edhe me emrin Andrea, ai u arrestua më 18 shtator me akuzën vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim. Erjon Alibej është vëllai i Indrit Alibejt, të ekzekutuar në Elbasan në Dhjetor të 2018-ës. Seriali i ngjarjeve dyshohet të ketë ndodhur për prishjen e pazareve të drogës.

Këtë të premte në Gjykatën e Posaçme do të zhvillohet dhe seanca paraprake ndaj 35-vjeçarit, ku GJKKO do të vendosë nëse do e kalojë apo jo për gjykim çështjen ndaj tij.