Transmetuar më 17-09-2021, 12:35

Reece James iu bëri thirrje tifozëve të Chelsea që ta ndihmojnë të identifikojnë grabitësit që hynë në shtëpinë e tij, ndërsa ishte duke luajtur kundër Zenit Shën Petersburg, duke i vjedhur medaljet e fituesit të Ligës së Kampionëve dhe nënkampionit europian me “Tre Luanët”.

Mbrojtësi i Chelsea shkroi në një postim në Instagram se një grup grabitësish kishin vjedhur shtëpinë e tij, i kishin marrë edhe një kasafortë të rëndë, të martën në mbrëmje:

"Unë kurrë nuk mbaj asnjë stoli timen në shtëpi, kështu që gjithçka përmbante ajo kasafortë ishin medalja e fituesit të Ligës së Kampionëve, ajo e fituesit të Superkupës dhe medalja e nënkampionit në ‘Euro 2020’. Këto medalje u fituan duke përfaqësuar Chelsea dhe Anglinë, nderime që nuk mund të më hiqen kurrë, kam apo jo medalje fizike për ta vërtetuar këtë.

Reece James: Chelsea and England star issues warning to 'low life' burglars  who stole winners' medals - 'we are closing in on them' | UK News | Sky News

Sidoqoftë, iu bëj thirrje të gjithë tifozëve të mi, të Chelsea dhe Anglisë, që të më ndihmojnë në identifikimin e këtyre individëve të ulët, të cilët kurrë nuk do të gjejnë qetësi, pasi provat po shtohen kundër tyre.

Policia, këshilltarët, Chelsea dhe shumë të tjerë janë të gjithë pas meje, pasi kemi informacione të sakta se kush mund të jenë autorët. Për fat të mirë, askush nuk ishte i pranishëm në shtëpi gjatë grabitjes, dua t’ju njoftoj të gjithëve se jam i sigurt dhe mirë. E vlerësoj këtë platformë sociale për t’ju treguar të gjitha për fatkeqësinë time dhe shpresoj se së bashku mund t’i kapim këta individë të ulët e t’ia dorëzojmë drejtësisë. Ata e kanë vendin aty ku duhet".

Chelsea mposhti Zenit St Petersburg në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve të sezonit 2021-2022. Romelu Lukaku shënoi golin e vetëm të lojës në minutën e 69-të. Skuadra e Thomas Tuchel tani kryeson grupin me tri pikë, së bashku me Juventusin, i cili mundi Malmö 3-0.