Transmetuar më 17-09-2021, 07:59

Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe 60 të tjerë u lënduan kur një tërmet goditi Kinën sot në mëngjes, duke shkaktuar alarmin e nivelit të dytë në rajonin e prekur.

Qendra e Rrjeteve të Tërmeteve në Kinë tha për agjencinë e lajmeve Xinhua se një tërmet me magnitudë prej 6,0 ballë goditi qarkun Luxian të qytetit Luzhou në provincën Sichuan të Kinës jugperëndimore.

Qarku Luksian u godit nga tërmeti në një thellësi prej 10 kilometrash. Dëmet materiale llogariten miliona dollarë.