Transmetuar më 17-09-2021, 11:17

Një gjest i madh humanizmi dhe solidariteti. Massimo Moratti, ish-presidenti historik i Interit, ka vendosur të dhurojë pagën e tij vjetore (1.5 milionë euro) për të ndihmuar punëtorët në Sardenja të kompanisë së tij të naftës, “Saras”.

Një gjest që synon të kompensojë pagën që iu ishte zvogëluar punonjësve për shkak të pushimeve nga puna, pas krizës së Covid-19. Moratti shpjegoi zgjedhjen e tij, duke iu dërguar këtë letër të gjithë punonjësve:

"Unë ju falënderoj për sakrificat që po bëni, të cilat, natyrisht, janë një ndihmë e madhe për të kapërcyer një periudhë të vështirë. Për këtë marr guximin të vë në dispozicion shpërblimin tim vjetor, i cili të paktën do t’ju lejojë të lehtësoni disi problemet financiare”.