Transmetuar më 17-09-2021, 10:30

Ajo pranoi të merrte pjesë në “Tale e quale show” sepse ishte një nga përvojat e pakta televizive që i mungonte ("dhe pastaj unë mund të këndoj, çka është diçka që e dua"). Alba Parietti kthehet në Rai 1 dhe rrëfen shumëçka mbi veten. Bukuroshja italiane e ekranit, gjithashtu foli për flirtet e shumta që i janë atribuar:

“Nuk jam penduar për askënd, madje gjysma kanë funksionin e tyre. Ato shërbejnë për t’ju përcjellë nga një histori e rëndësishme në tjetrën. Thashethemet që më argëtuan më shumë? Flirti mes meje dhe Josè Mourinhos, sepse do të kisha nënshkruar për të realisht!”

Më tej shtoi: "Unë jam sigurisht më e vetëdijshme, kënaqem me çdo moment. E kuptova që në jetë është e rëndësishme të jesh lojtar i mirë dhe unë jam e tillë. Kam rënë shumë herë, duke u ngritur përsëri. Unë jam një grua që i ndan njerëzit në pro dhe kundër; kjo është forca ime.

Nuk është rastësi që shkon thënia: përçani dhe sundoni. Ambicia ime nuk ka qenë kurrë t’i kënaqë të gjithë, sepse do ta konsideroja këtë një çnderim. Niçe argumentoi se zotëria i vërtetë nuk duhet as të bindë, as të kënaqë. Unë jam një zonjë e madhe.

Problemi është se solidariteti femëror nuk ka mbërritur dhe kjo nuk na çon askund. Gjithmonë kam luftuar për të drejtat e të gjithëve, duke stigmatizuar çdo formë diskriminimi dhe intolerance ndaj hebrenjve, homoseksualëve, njerëzve me ngjyrë… Do të doja të dija se ku janë të gjithë kur është fjala për mbrojtjen e grave”.