Transmetuar më 16-09-2021, 11:03

Në Shqipëri ekziston thënia e urtë popullore: jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër!

Pamjet dramatike kanë kapur momentin kur një çiklist mbijetoi mrekullisht pasi u përplas me një autobus dhe u zvarrit në pjesën e poshtme të automjetit.

Sipas medieve të huaja, çiklisti po udhëtonte përgjatë rrugës në Dahod, Gujarat të Indisë, kur u përpoq ta kalonte automjetin e madh.

Siç shihet në videon e mëposhtme, pasi përplaset me autobusin, çiklisti humbet kontrollin, bie në tokë dhe përfundon nën automjet, ndërsa biçikleta e tij ‘fluturon’ larg.

Shoferi i autobusit në ato momente frenon rëndë por nuk mund të ndalet.

Çiklisti zhduket për disa sekonda, para se këmbët e tij të bëhen të dukshme dhe të dilte nga aty.