Transmetuar më 16-09-2021, 10:23

‘O zyshe je super p****, të kam …’! Është video që po bën xhiron e rrjetit. Gjithçka ndodh brenda një klase. Siç shihet dhe dëgjohet në video në një shkollë 9-vjeçare në vend, disa nxënës, madje minorenë që duket se janë jo më shumë se 10 vjeç, bëjnë komplimenta e shajnë dhe fjalë nga më të ndryshmet në sy të mësueses, madje herë pas herë dëgjohet teksa ofendojnë edhe zyshën në klasë, por kjo e fundit nuk ka asnjë reagim.

Mënyra e komunikimit mes fëmijëve është vërtetë skandaloze dhe një ngjarje e rëndë, ku po rritet një brez i frikshëm dhe i pakontrollueshëm për të ardhmen.

“O nushi je super p****, o zyshe thotë Gëzimi…je *****”- dëgjohet në video. Nuk dihet ende se në cilën shkollë është filmuar kjo video, por mësuesja është lehtësisht e identifikueshme. Ajo që bie në sy është se nxëësit nuk janë më shumë se dhjetë vjeç, por kanë në duar celularin në orën e mësimit dhe guximin për të komunikuar në këtë lloj niveli.