Transmetuar më 16-09-2021, 08:40

Aksidenti i rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit në vendin e quajtur Livadia.

Sipas mediave greke 32-vjeçari shqiptar ishte duke udhëtuar me makinë në drejtim të zonës së Tebës, kur ka humbur kontrollin dhe është përplasur me pjesën e pasme të një kamioni.

Aksidenti ishte aq i rëndë sa që u desh ndërhyrja e forcave të zjarrfikëses me qëllim nxjerrjen e shqiptarit.

Edhe pse ai u nxor nga makina i gjallë, nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.