Transmetuar më 16-09-2021, 00:56

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë bërë bashkë me Mbretërinë e Bashkuar duke arritur një marrëveshje për aktivizimin e energjisë bërthamore në Australi.

Presidenti amerikan Joe Biden tha sot në prezantimin e paktit mes tre shteteve, se partneriteti do t’i mundësojë Australisë të ndërtojë nëndetëse me energji bërthamore për herë të parë.

Pakti, i njohur si Aukus, do të mbulojë gjithashtu inteligjencën artificiale, teknologjitë kuantike dhe internetin.

Të tre vendet janë të shqetësuar për fuqinë në rritje të Kinës dhe praninë ushtarake në Indo-Paqësor.

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është pikërisht fuqizimi i kontrollit angloamerikan edhe në këtë zonë të largët të botës që për këtë vende, duket të jetë më e kontrolluar nga Kina. /noa.al