Transmetuar më 17-09-2021, 08:17

Pasi u bë lojtari më “pjellor” ndonjëherë, në historinë e ekipeve kombëtare, Cristiano Ronaldo ka shtuar një tjetër rekord mahnitës në koleksionin e tij. Një seri rekordesh, ato që mban portugezi, të cilat ne mund t’i përcaktonim si… thyerje rekordesh. Ja më të rëndësishmit, nën emrin e 36-vjeçarit:

Rekord për golat në ekipet kombëtare: 111 gola (golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave me fanellën e Portugalisë)

Rekordi i golave në Kampionatet Europiane: 14 (shpërndarë në 5 edicione):

Euro 2004: 2 gola

Euro 2008: 1 gol

Euro 2012: 3 gola

Euro 2016: 3 gola

Euro 2020: 5 gola

Rekord i golave të shënuar ​​mes Kupës së Botës dhe Europianit: 21 (7+14)

Rekordi i pjesëmarrjes në kampionatin Evropian: 25 ndeshje

Lojtari i parë që mori pjesë në 5 edicione të ndryshme të Kampionatit Evropian (2004, 2008, 2012, 2016 dhe 2020)

Lojtari evropian me më shumë paraqitje në Kupat Europiane + Botërore: 42 ndeshje

Golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Ligën e Kampionëve: 135 gola

Rekord i golave ​​në finalet e Ligës së Kampionëve: 4

(ai është gjithashtu i vetmi që ka shënuar në 3 finale të Champions-it)

Rekordi i golave ​​në Ligën e Kampionëve në një sezon të vetëm: 17 (më 2013-2014)

Golashënuesi më i mirë në garat ndërkombëtare të klubeve: 7 gola (me Manchester United dhe Real Madrid)

Rekord i paraqitjeve në Ligën e Kampionëve: 177

Rekord për dopietat (dy gola) në Ligën e Kampionëve: 29

Rekord për “hat-trick” (tre gola) në Ligën e Kampionëve: 8 (barazim me Messin)

Rekord për golat në një fazë të vetme të grupeve të Ligës së Kampionëve: 11 (në 2015-2016)

Rekordi i golashënuesve më të mirë të Ligës së Kampionëve: fitoi 7 herë “Këpucën e Artë” të kompeticionit

Golashënuesi më i mirë në historinë e Real Madridit: 451 gola

Lojtari i parë në histori që shënon të paktën nga 50 gola në Serie A, La Liga dhe Premier League

Ka shënuar gola në të 18 stadiumet e Serie A, në të cilat ai luajti me Juventusin

Më pak paraqitje për të arritur 50 gola në Serie A: 61 ndeshje

(këtu llogaritet epoka e fitoreve që vlejnë tri pike. Para tij rekordi ishte i Andriy Shevchenko, me 50 gola në 68 ndeshje)

Lojtari i parë në historinë e Juventusit që shënon të paktën 100 gola në 3 sezonet e para (101)