Transmetuar më 16-09-2021, 11:07

Në fushë, ishte e vështirë të mos kishe frikë nga Rio Ferdinand. Ish-mbrojtësi anglez, me një fizik të fuqishëm dhe një stil të papërmbajtur, ka qenë një nga ankthet e sulmuesve të Kontinentit të Vjetër për më shumë se një dekadë.

Por, në jetën e tij, ish-kolona e Manchester United ka kaluar përvoja që e kanë shënjuar thellësisht. Problemet me alkoolin, kur ai ishte ende djalë i ri, vdekja e gruas së tij dhe depresioni, goditje që kanë lënë plagë të vështira për t’u fshirë.

“Marca” ka mbledhur disa nga rrëfimet e Ferdinandit, të cilat tregojnë se futbolli nuk është pikërisht gjithçka… E gjitha fillon me një rini të pabindur. Vitet te West Ham janë të rëndësishme sportivisht, por me “njolla” jashtë fushës së blertë…

"I ri isha si i çmendur, mund të kaloja gjithë ditën duke pirë. Mund të kisha pirë dhjetë birra, pastaj kaloja te vodka. Te West Ham kishte një kulturë alkooliste, gjithmonë pinim pas ndeshjeve. Kam gabime të kujtesës të asaj periudhe, njerëzit më pyesin për rezultatet e disa ndeshjeve dhe unë nuk i mbaj mend ato.

Rio Ferdinand reveals documentary he made about the cancer death of his  wife Rebecca was the 'hardest thing' he has ever done

Kam kaluar gjithë ditën duke pirë, sapo dilja nga shtëpia e filloja avazin. Ishte një kulturë ndryshe atje, e çmendur: jetonim mes futbollit, alkoolit dhe diskos". Pastaj erdhi Manchester United, fama dhe fitoret.

Në vitin 2015, për Ferdinandin mbërriti goditja më e rëndë. Gruaja e tij, Rebecca, u diagnostikua me kancer të gjirit dhe disa javë më vonë humbi jetën. Ish-mbrojtësi mbeti vetëm me tre fëmijë të vegjël. Deshi ta linte futbollin menjëherë.

"Askush nuk është i përgatitur për t’u përballur me një humbje të tillë. Para se të largohej nga jeta, ish-gruaja më kërkoi të isha baba dhe nënë e mrekullueshme për fëmijët tanë. Unë kurrë nuk kam menduar se do të ndodhte, por dhjetë javë pas diagnozës së saj e humbi betejën me sëmundjen e rëndë”, – kujton Ferdinand.

Një dhimbje që ishte e vështirë të përballohej: "Në fillim piva shumë, sidomos natën, pasi i vija fëmijët në shtrat, në gjumë. Kjo ndodhi derisa një ditë u ngrita dhe nuk isha në gjendje as t’i çoja fëmijët në shkollë. Gjithashtu bëra aksident me makinë dhe kuptova se nuk mund të vazhdoja kështu. Kisha atake paniku".

Rio tani është më mirë, gjithashtu falë futbollit dhe punës së tij si komentator sportiv i vlerësuar. Por disa plagë, ndoshta, kurrë nuk do të shërohen…