Transmetuar më 16-09-2021, 13:12

Nuk përfundoi 8-2, si në ndeshjen e bujshme të dy sezoneve më parë, por sfida e parë e grupit e Ligës së Kampionëve mes Barcelonës dhe Bayern Munich rrezikoi të ishte po aq shkatërruese për Blaugrana-t.

Në provën e parë në Evropë, ekipi i Koeman ishte totalisht në mëshirën e bavarezëve të drejtuar nga Nagelsmann, të cilët u kthyen nga “Camp Nou” me 3 gola, 3 pikë dhe Manuel Neuer mjaft të mërzitur, pasi vendësit nuk goditën asnjëherë të vetme në portën e tij.

Një performancë që, megjithatë, në Katalonjë pothuajse pritej. Nuk duhet shumë kohë për të kuptuar se për momentin situata atje është shumë e tensionuar dhe se lamtumira e bujshme e Messit është vetëm një pjesë e problemeve me të cilat përballet Barcelona. Duke filluar me trajnerin.

Koeman ka vite që parashikon të bëhet trajner i Blaugrana-ve, por me sa duket kjo ndodhi në kohën më të keqe. Dhe duke pasur parasysh rezultatet, siç shpjegojnë në emisionin e famshëm “El Larguero”, ai mund të shkarkohet. Shumë keq që Laporta nuk mund ta bëjë këtë për arsye ekonomike. Dhe për këtë arsye, shpjegojnë në Spanjë, përpjekja e numrit një të Barçës është ta shtyjë trajnerin të japë dorëheqjen…

"Përveç cilësisë së futbollit, gjithçka që ka ndodhur javët e fundit del në sipërfaqe. Një mesazh këtu, një lajm i filtruar në shtyp atje, një tweet në rrjetet sociale… E gjitha kjo, Laporta, nuk e ndihmon aspak Barcelonën”, – u nënvizua në emisionin e situar më lart."

Një problem i madh, i cili prek edhe ekipin. Është e vështirë të bësh mirë duke e ditur që trajneri nuk ka të ardhme. "Laporta duhet të jetë i sinqertë, sepse po luan me kartën që herët a vonë Koeman do të vendosë të largohet. Synimi është i qartë: të mos i paguajë pagën e ndarjes holandezit. Kjo nuk është diçka e sinqertë. Nëse nuk ju pëlqen ky trajner, ju si president e largoni atë.

E tëra kjo duket se ka gjithashtu ndikim në atë që ndodh në fushë. Lojtarët e dinë se kanë një “kufomë sportive” në stol. I pari që nuk beson te Koeman është presidenti. Ai midis holandezit dhe Laporta nuk është një divorc, por një “martesë nga halli”. Për cilën palë është më e përshtatshme? Duke pasur parasysh rezultatet, kjo nuk është aq shumë e kuptueshme…