Transmetuar më 15-09-2021, 18:07

Një ngjarje e hidhur vazhdon të mbajë në ankth familjarë e të njohur, por jo vetëm, të minatorit Muharrem Plaku. Prej disa orësh vazhdon puna për shpëtimin e 61 vjeçarit që është bllokuar në galeri që prej orës 09:00 të mëngjesit të sotëm.

Ai punonte prej 8 vitesh në këtë minierë, teksa ende nuk dihet asgjë për fatin e tij, ndërkohë që po punohet për pastrimin e mineralit të kromit që ka bllokuar minatorin.

Në vendngjarje ka mbërritur edhe grupi avari i shpëtimit nga Tirana, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.