Transmetuar më 15-09-2021, 15:13

Arrestohen tre shqiptarë në kufi me Greqinë.
Atyre iu kapën rreth 30 kg marijuanë në çanta që mbanin në krah. Operacioni është finalizuar nga policia greke në Follerinë, në afërsi të Kapshticës.
3 shtetas shqiptar të moshës 33, 45 dhe 50 vjeç po tentonin të kalonin në këmbë kufirin e gjelbër kur u kapën nga autoritetet greke.
Në tre çanta ndodheshin 29 pako me 29 kg 110 gram marijuanë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale materiale. Gjithashtu u sekuestruan edhe 3 celularë me 3 karta SIM, 50 euro dhe 3600 lekë të reja shqiptare.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





