Transmetuar më 15-09-2021, 13:18

Një galeri miniere është shembur sot në mesditë në Bulqizë dhe dyshimet janë se një person ka mbetur brenda.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 12.10, në një subjekt minerar në Bulqizë, raporton noa.al.

Policia tha se ka patur një rënie të një masivi minerali dhe nga informacionet paraprake të punëtorëve, dyshohet se ka mbetur i bllokuar në galeri një punëtor.

Noa.al konfirmon se personi që ka mbetur në galeri është Muharrem Plaku, i datëlindjes 1961, 60 vjeç.

Grupi i avari-shpëtimit të minierave po punojnë për pastrimin e galerisë dhe ardhjen në ndihmë të punëtorit që dyshohet se ka mbetur në galeri.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd