Transmetuar më 15-09-2021, 10:48

Përplasja e një autobusi me një kamion në Lezhë ka shkaktuar plagosjen e një djali në moshë të mitur.

Ngjarja ndodhi rreth orës 10: 20 në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Ishull Shëngjin", raporton noa.al.

Mësohetbse janë përplasur mjeti tip kamion me mjetit tip autobus dhe ka marrë dëmtime një i mitur.

Fëmija është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë, pa probleme për jetën.

Drejtuesit e 2 mjeteve po shoqerohen në ambjentet e Komisariatit të Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd