Transmetuar më 15-09-2021, 00:00

Thuajse çdo ditë, sidomos gjatë stinës së nxehtë të verës, një burrë kujdeset për krijesat e parkut të Gërmisë në Prishtinë.

Për kilometra të tëra ai ecën më këmbë me shishet në duar, teksa mbush me ujë zgavrat në trungjet e pemëve. Aty më pas shkojnë kafshët dhe zogjtë e shumtë të parkut për të shuar etjen.

Historinë e veçantë të tij e ka publikuar fotografi i natyrës Albert Krasniqi.

“Kam dëgjuar për një njeri të mirë që bart me kilometra ujë për shpendët dhe kafshët e Gërmisë, dhe më në fund, e takova. Ai më tha, nuk dua të dal në foto se këtë e bej për krijesat e pyllit, jo për famë. Gjatë kthimit për në shtëpi pashë trungjet e pemëve plot me ujë të cilat i mbush pothuajse çdo ditë”, shprehet fotografi Krasniqi.