
Liga e Kampionëve fillon dhe tani bëhet serioze. Edhe me parashikimet, sepse kështu funksionon zakonisht. Vlerësimet bëhen shpesh të respektuara, edhe nëse ndonjëherë Porto ose Chelsea i përmbysin të gjitha parashikimet. Këtë vit, megjithatë, është praktikisht e pamundur që askush të mos e vendosë PSG në rreshtin e parë.
Transalpinët janë përfshirë gjithmonë në mesin e skuadrave favorite vitet e fundit, por me fushatën e transferimeve verore, ata praktikisht kanë “thyer bankën”. Deri në pikën që edhe Lothar Matthäus, dikush që zakonisht nuk ka fjalë pozitive për ekipin parizien, nuk mund ta injorojë grupin e mbushur me yje të trajnerit Pochettino:
“Në letër, PSG është një nga favoritët më të mëdhenj për titullin. Messi, Donnarumma, Ramos, Wijnaldum dhe Hakimi mbërritën kësaj vere, duke iu bashkuar Neymarit dhe Mbappe”. Megjithatë, ka ende vend për një nga ekipet favorite të Gjermanisë, Bayern Munich, i cili nuk e mbrojti shumë mirë titullin sezonin e kaluar. Bavarezët u eliminuan në çerekfinale, kundër PSG. S
idoqoftë, duke pasur parasysh thellësinë e skuadrës së Pochettino, Matthäus bën një sqarim: që bavarezët të rivalizojnë, do të duhet sa më pak telashe të jetë e mundur: "Nëse Bayerni do të ishte me fat dhe do të shmangte dëmtimet, mund të shkojë larg në Europë".
Pra, dy skuadra para të tjerave? Jo me të vërtetë, sepse edhe katër të mëdhenjtë e Premier League (Manchester City, Manchester United, Liverpool dhe Chelsea) kanë mundësinë të bëjnë mirë: "Favoritët e mi për ta fituar Champions-in janë PSG, Bayern Munich dhe katër anglezët, të cilët janë forcuar shumë dhe kanë filluar shumë mirë në Premier League”.
Çfarë ndodh me Realin, Barcelonën, por edhe Interin, Milanin, Atalantën e Juventusin? Sipas legjendës gjermane të futbollit, ato do të dështojnë plotësisht: "Unë nuk shoh ndonjë skuadër italiane ose spanjolle që ka potencialin për të fituar për momentin". Një frazë që padyshim mund të përdoret kundër Matthäus, nëse një nga këto klube fiton Ligën e Kampionëve.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





