Transmetuar më 14-09-2021, 21:48

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka zhvilluar një takim falenderimi me përfaqësuesit socialist në Elbasan.

Balla thotë se puna do të vijojë edhe për fitoren e PS në zgjedhjet lokale të 2023 dhe ato parlamentare të 2025.

Taulant Balla ishte i renditur në listën e PS për zgjedhjet e 25 prillit i teti dhe doli deputeti më i votuar në rang republike me mbi 20 mijë vota.

STATUSI NGA TAULANT BALLA

Elbasan?Falenderimi për gratë dhe burrat, vajzat dhe djemtë me të cilët kemi punuar ngushtësisht dhe natyrshëm do të punohet edhe në vazhdim për fitoren e Partisë Socialiste??? në zgjedhjet e ardhshme vendore dhe ato parlamentare në 2025.

Gjiknuri: Dua një tjetër rekord në zgjedhjet e radhës

Pasditen e sotme, Taulant Balla që tashmë do të udhëheqë skuadrën e qarkut të Fierit, i kaloi “stafetën” Damian Gjiknurit si drejtues politik në Elbasan.

Gjatë prezantimit me strukturat, ishin të pranishëm edhe Sekretari i ri Organizativ Blendi Klosi dhe ministrja Kushi, deputete e qarkut të Elbasanit.

Gjiknuri u shpreh se Elbasani ka pasur një rezultat shumë të mirë në zgjedhjet e fundit dhe tani është koha për mbajtjen e premtimeve dhe riorganizimin e partisë për sfidën e radhës, që janë zgjedhjet lokale.

“Kënaqësi të rikthehem sërish në Elbasan, Qarkun ku nisa rrugëtimin tim si deputet i Partisë Socialiste. Bashkë me Taulantin, Evisin dhe Blendin takuam strukturat drejtuese në parti e pushtet vendor.

Përgjegjësinë e dhënë në Asamblenë Kombëtare për drejtimin e këtij Qarku do ta përkthejmë sëbashku në punë e përkushtim maksimal. Elbasani ka patur një rezultat shumë të mirë në zgjedhjet e fundit.

Është koha që fryma e bashkëpunimit me njëri-tjetrin, përmbushja e premtimeve ndaj çdo qytetari dhe ri-organizimi i Partisë Socialiste në çdo nivel të na garantojnë një tjetër rezultat rekord në zgjedhjet e radhës.

Jam besimplotë se do të çojmë përpara punën e mirë dhe do t’ia dalim” shkruan Gjiknuri.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd