Transmetuar më 14-09-2021, 20:38

Publikim i sponsorizuar

Transmetim LIVE / Me moton "Kaliforni Streaming", Apple po shfaq produkte të reja sonte. Përveç iPhone 13, pritet edhe një Apple Watch më i hollë dhe Airpods krejtësisht të rinj.

IPhone ka një mundësi të re ruajtjeje me 1 terrabajt. Deri tani kufiri ishte 512 GB. Pajisjet do të shiten nga 24 shtatori. Çmimet fillojnë nga 999 usd.

IPhone 13 Pro mban bateri 1.5 orë më shumë se paraardhësi i tij.

Apple ka ridizajnuar kamerat me modelin Pro. Kamera e zmadhimit (telefoto) tani mund të zmadhojë tre herë.

Lentja me kënd të gjerë tani mund të japë fotografi të mira edhe në kushte të dobëta ndriçimi.

Regjistrimet makro tani janë të mundshme me iPhone për herë të parë.

Të dhënat kryesore

IPhone 13 Pro del me një ekran 120 Hz.

Ekranet janë 6.1 dhe 6.7 inç (në Pro Max).

iPhone 13 Pro

Përveç modelit të zakonshëm, Apple po shfaq edhe një iPhone 13 Pro si dhe një Pro Max më të madh.

Pajisja është në dispozicion në ngjyra të reja.

IPhone 13 ka procesorin A15. Çipi është më i shpejtë se paraardhësi i tij. Konkretisht, kjo do të thotë: Grafika në lojëra bëhet më e mirë.

Ka dhe një risi. Për shembull, pajisja mund të analizojë dhe emërtojë bimë nëse e mbani kamerën mbi të.

Ekrani i iPhone 13 të ri është bërë më i mirë. Ky ndryshim nndihmon për të parë qartë përmbajtjen edhe në një mjedis të ndritshëm për shembull kur ka shumë diell, apo kur jeni në plazh.

IPhone 13 ka kamera të reja në pjesën e pasme të cilat janë të vendosura diagonalisht.

Pajisja është në dispozicion në shumë ngjyra të reja.

Për dallim nga iPhone 12 Pro Max, tani që të tri kamerat e gjeneratës së re të iPhone arrijnë të shkrepin foto në modalitetin e natës “night mode”, dhe tashmë ka një modalitet të ri “Macro mode” që lejon fotografimin e subjekteve në vetëm 2 centimetra largësi.

/Përfundon transmetimi live/