Transmetuar më 14-09-2021, 19:02

E kishte mbjellë si një kulturë bujqësore. Jo pak por disa ngastra tej e tej. Por fundi ishte dëshpërues. Në Spanjë policia ka zbuluar një fermë me mbi 1 mijë rrënjë kanabisi të mbjella nga një 24-vjeçar shqiptar i cili më pas u vu në pranga.

Ferma ndodhej në Bashkinë e Jarandilla de la Vera dhe aty kishte të mbjella gjithsej 1 mijë e 117 rrënjë.

Ndërkohë të gjitha këto rrënjë u prenë dhe në fund pesha e tyre rezultoi rreth 1 ton.