Transmetuar më 14-09-2021, 18:09

Ngjë ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Elbasanit në vitin 2009 ku viktimë e një sulmi më armë mbeti ish-punonjësi i Antidrogës në Elbasan, ka edhe një tjetër bashkëpuntor. Përveç Marjus Tafës dhe Armando Llakajt që tashmë ndodhen në qeli, policia ka siguruar prova edhe për Florind Shabanin, i identifkuar pas testit të ADN-së.

12 vite pas vrasjes së ish-efektivit të policisë Roland Rexhepi, më 29 korrik 2009, policia ka edhe një emër tjetër si bashkëpunëtor për ekzekutimin e tij.

Florind Shabanit i është komunikuar masa e arrestit në Gjermani ku ndodhet në qeli nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

Roland Rexhepi është ekzekutuar sapo ka dalë nga pallati i tij, duke ju drejtuar garazhit për të marë makinën dhe larguar në punë.

Në këtë moment i është afruar me motor të tipit "Zong-Zhung" njëri nga autorët e krimit, i identifikuar si Armando Llakaj, i cili ka hapur zjarr në drejtim të Rexhepit duke e lënë të vdekur në vend.

Më herët për vrasjen e Roland Rexhepit janë arrestuar Marjus Tafa dhe Armando Llakaj, të dy të dënuar me 24 dhe 23 vite burg.

12 vite nga kjo ngjarje, prokuroria ka mundur të identifikojë dhe Florind Shabanin, si një prej bashkëpuntorëve në këtë vrasje.

Ka qenë një profil ADN që është gjendur në një kapuç dhe një bisht cigareje. Kjo ngjarje e rëndë rezulton të jetë pasojë e përplasjes mes 2 grupeve, Çapja dhe Mema në Elbasan.

Dy vite pas vrasjes së ish-efektivit të policisë, në 30 dhjetor 2011 u vra edhe vëllai i tij, Ilir Rexhepi.