Transmetuar më 14-09-2021, 14:29

Lëvizja Socialiste për Integrim u pozicionua sot për herë të parë ndaj partisë më të madhe të opozitës duke thënë se nuk ka kërkuar asgjë nga PD dhe ka vetëm një kërkesë për kreun e demokratëve, Lulzim Basha.

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari tha sot në intervistë në Report TV që monitoroi noa.al, se në raport me PD, LSI nuk ka vënë kushte as para dhe as pas zgjedhjeve:

"LSI nuk ka i ka kërkuar asnjë ndihmë Partisë Demokratike për të krijuar grupin e saj parlamentar. LSI nuk ka kërkuar nga PD dhe kryetari i saj dhe para 25 prillit asnjë ndarje pushteti apo përgjegjësi ministrore".

Megjithatë, për sekretarin e përgjithshëm të LSI, qëndrimi i kësaj force politike do të jetë në opozitë, si zëri dhe mbrojtësja e interesit të qytetarëve.

"LSI, kryetarit të PD nuk i ka kërkuar ndihmë për asnjë deputet dhe ju theksoj më përgjegjësi të madhe që edhe para 25 prillit nuk ka kërkuar ndarje pushteti apo përgjegjësi ministrore.

Të vetmen gjë që ne i kemi kërkuar është që të mos tradhtohen interesat e opozitës për interesa përsonale apo interesa të Edi Ramës. Kjo ka qenë e gjitha në raport me çfarë ka ndodhur përpara 25 prilit. Dhe kjo mendoj që është një kërkesë parimore".

Duke folur me gjysmë zëri për tezën se ka një bashkëpunim të zotit basha me kryeministrin Edi Rama, z.Braimllari tha:

"Është koha që do e tregojë këtë gjë. Ne kemi hyrë në sesionin e ri parlamentar dhe është koha që do ta tregojë. LSI është koherente në qëndrimet e saj që prej themelimit.

Nuk ka një kërkesë të LSI për grup parlamentar. Qëndrimin e kemi bërë të qartë, do të jemi forcë opozitare. Për ne nuk kanë rëndësi burokracitë e parlamentit, por ka rëndësi që 4 përfaqësuesit e LSI janë një zë i fortë i mbrojtjes së interësit të qytetarëve, i qëndrimit parimor në respekt të frymës së qytetarëv në opozitë.

Votat popullore që ka marrë LSI në kushte presioni dhe terrori nuk reflektojnë 4 mandate. LSI ka vendosur që të qëndrojë në opozitë parimore, kjo që prej 2017.

Vendimmarrjet tona në opozitë kanë qenë vendimmarrje në disa raste u bënë për të ruajtur frymën opozitare që të mos ishte LSI ajo parti që prishte frymën dalë dhe nga vetja e saj.

Dhe kërkesa e vetme, drejtuar kryetarit të PD, ka qenë shumë e thjeshtë, të mos tradhëtohet kauzae opozitës për interesa personale dhe interes të Edi Ramës". /noa.al