Transmetuar më 14-09-2021, 11:38

N♪7 vend të peshkut i del një kufomë, por ai e rihedh në det, arrestohet peshkatari.

Një peshkatar në Greqi ka përfunduar në pranga pasi nuk lajmëroi policinë për një trup të pajetë të gjetur.

Trupi i vdekur i një personi ngeci në rrjetën e tij ndërsa ai sikur mos t’i interesonte fare, e rihodhi sërish në det. Incidenti ndodhi të dielën, në të njëjtën ditë kur viktima, një 74-vjeçar që gjuante për peshk me pushkë uji, u raportua i humbur pranë brigjeve të Pelionit.

“Viktima u ngjit në bord dhe më pas u hodh përsëri në det teksa ishte në rrjetë”, tha Roja Bregdetare në një deklaratë. Patrullat detare dolën në kërkim të personit të humbur të cilin më pas e gjeti një polumbar.

Peshkatari 52-vjeçar do të procedohet me akuzën e mosraportimit të zbulimit të një trupi të pajetë, tha Roja Bregdetare.